Javën e kaluar u mbajt takimi i radhës së Malteser Youth International Network. Fokusi i këtij takimi ishte organizimi i kampit ndërkombëtar për fëmijë dhe të rinj më pak të privilegjuar nga Gjermania, Çekia, Polonia, Letonia, Shqipëria dhe Ukraina. Grupi i punës vizitoi parkun kombëtar të Bavarisë, vendin ku do të zhvillohet kampi, i cili është një destinacion popullor për kampe edukative dhe natyrore.