Më 15-16 nëntor 2012, në Budapest, u mbajt takimi i parë i partnerëve mbi Projektin “Programet Efikase për Integrimin/Përfshirjen aktive të Romëve në Evropën Juglindore”.
Ky projekt është financuar nga BE dhe do të zbatohet nga tetori 2012 deri në shtator 2013 dhe udhëhiqet nga Malteser Hungarez në bashkëpunim me 18 partnerët pjesëmarrës nga Hungaria, Shqipëria, Italia, Serbia, Rumania, Sllovakia dhe Ukraina.
Takimi i këtyre dy ditëve u fokusua mbi:
-Prezantimin e pjesëmarrësve dhe aktivitetet e secilit partner
-Grupin drejtues
-Rregullat e procedurave, grupet ndërkombëtare të punës
-Menaxhimi i projektit dhe manuali financiar.