Takimi përfundimtar i Projektit Pairs: “Programet efikase për integrimin/përfshirjen aktive të Romëve në Evropën Juglindore”, u mbajt më 19 nëntor 2014, në Budapest, Hungari, me praninë e partnerëve të Pairs nga vende të ndryshme: Shqipëria, Bullgaria, Hungaria, Italia dhe Rumania.
Hapjen e takimit e majti z/presidenti i Shërbimit Hungarez të Bamirësisë të Urdhrit të Maltës, Z. Miklós Vecsei.Fjalën e hapjes “Programet e Përfshirjes së Romëve 2014-2020” e mbajti Z. Károly Czibere, sekretar shteti në Ministrinë e Burimeve Njerëzore.
Takimi vazhdoi me “Kontributet e Pairs në Programin e Evropës Juglindore (EJL) dhe perspektivat sipas Programeve të ardhshme të ETC”, nga Menaxheri i Programit, Z. Johannes Gabriel, EJL JTS; Prezantimi i projektit Pairs-Objektivat dhe aktivitetet, nga Z. László Moravcsik, menaxher i projektit Pairs.
U vazhdua me prezantimin e “Toolbox” të Pairs- një sintezë e rezultateve të projektit Pairs, nga Znj. Nora Teller, sociologe, Instituti i Kërkimit Metropolitan, pasuar nga “CDCP: ide për bashkëpunim në të ardhmen”, prezantuar nga Gelu Duminica, drejtor i Agjencisë Impreuna.
“Roli i besimit bazë në organizim në përfshirjen e Romëve”, moderuar nga Znj. Nora Teller dhe “Rolet dhe potencialet e qeverive lokale në përfshirjen e Romëve”, moderuar nga Z. Adam Kullmann, PhD, OSF, ishin diskutimet e panelit.
Takimi u mbyll me “Simfoni – Ide për bashkëpunim në të ardhmen”, nga Znj. Veronika Domokos, eksperte e Projektit, dhe përmbledhja e ditës.
