Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës janë imenjuar në aktivitete sensibilizuese në ndihmë të njerëzve në nevojë.
Ata janë ndarë në grupe e çdo të premte kanë ndihmuar familjet në nevojë, kryesisht familjet e komunitetit Rom dhe Egjiptian.
Perveç këtij aktiviteti, ata kanë idejuar një flyer/poster sensibilizues dhe e kanë shpërndarë në të gjitha kishat e rajonit tonë gjatë meshës së të dielës, si edhe në të gjitha shkollat ku vullnetarët tanë shkollohen.
Krezhmet kanë përfunduar me festimin e Pashkëve, me shumë aktivitete festive, me praninë edhe të njerëzve në nevojë.