Çdo festë ka bukurinë e vet, sepse miq e dashamirë mblidhen së bashku për të festuar.
Festat e fundvitit kanë një aromë edhe më festive, sepse të festuarit së bashku të bën të reflektosh edhe se çfarë ke bërë e sa shumë ke kontribuar që të gëzosh një fytyrë të trishtuar.
Festat e fundvitit kanë një aromë edhe më festive, sepse të festuarit së bashku të bën të reflektosh edhe se çfarë ke bërë e sa shumë ke kontribuar që të gëzosh një fytyrë të trishtuar.
Stafi i Malteser Shqipëri, vullnetarë, të rinj e bashkëpunëtorë janë mbledhur së bashku për të kremtuar festën e Krishtlindjes e të Vitit të Ri, në një atmosferë mjaft të ngrohtë. I pranishëm ishte edhe drejtuesi shpirtëror i Organizatës, Atë Gazmend Tinaj dhe Presidenti i saj, Imzot Lucjan Avgustini, i cili edhe e hapi festën me fjalën e vet përshëndetëse, me një falënderim të veçantë për secilin të pranishëm, i cili në forma të ndryshme ka dhënë mjaft nga vetja për të ndihmuar sado pak njerëzit në nevojë.
Të pranishmit patën mundësi të shihnin një prezantim të shkurtër të aktiviteteve të shumta që Malteser ka përmbushur gjatë vitit 2014, një material i përgatitur me shumë finesë nga disa prej vullnetarëve të saj.Më pas, muzika, bisedat dhe kokteji, ia kanë lënë vendin falënderimit veçanërisht tre vullnetarëve, Arditit, Mateos dhe Ludjonit, të cilët me shumë dashuri, marrin pjesë në aktivitetet e Malteser, por dhe drejtojnë aq saktë Skuadrat e Ndihmës së Parë. Ata u përgëzuan dhe iu dorëzua certifikata e falënderimit nga drejtuesi Shpirtëror, Atë Tinaj.
Mbrëmja vazhdoi më tej me biseda të ngrohta e përshëndetje mes rreth 100 vullnetarëve dhe bashkëpunëtorëve të pranishëm.
