Të gjithë njerëzit kanë të drejtë të gëzojnë e të festojë, të jenë të qeshur e të jenë të mbushur plot jetë. Shumë përpiqen që ta përmbushin këtë nevojë jetësore, të tjerë nuk arrijnë ta kuptojnë… apo nuk ia dalin dot…e këta janë persona me aftësi të kufizuara fizike apo mendore.
Vajzat të cilat jetojnë pranë “Misionareve të Bamirësisë Nënë Tereza”, ashtu si edhe të gjithë fëmijët që strehohen pranë kësaj Shtëpie, edhe pse jetojnë në një mjedis të rrethuar plot dashuri, me njerëz që mundohen t’u ofrojnë gjithçka, janë gjithsesi të privuar nga kënaqësitë e moshës.
Vullnetarët e Malteser, kanë dashur që festat e fundvitit të jenë një gëzim i veçantë edhe për këto vajza, me të cilat gjatë gjithë vitit kanë organizuar aktivitete të ndryshme.
Në sheshin para Bashkisë, vullnetarët kanë kënduar, luajtur, e kërcyer, dhe u kanë ofruar ëmbëlsira të ndryshme të përgatitura prej tyre.