Në Ditën Botërore të të Sëmurëve, vullnetarët dhe Skuadra e Ndihmës së Parë e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, kanë qenë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Kisha Katolike.
11 shkurti, njohur ndryshe edhe si Festa e Zojës së Lurdit, është një ditë kushtuar të sëmurëve dhe atyre që punojnë papushim për të lehtësuar vuajtjet e të sëmurëve kudo në botë, caktuar nga Papa Gjon Pali II në vitin 1992. Të githë janë të ftuar që të luten për ata që vuajnë nga sëmundjet.
Mesha në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër u kremtua pasditen e kësaj dite në praninë e besimtarëve të panumërt, mes të cilëve ishin edhe shumë persona të sëmurë dhe me aftësi ndryshe.
Vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës i kanë transportuar të sëmurët dhe personat me aftësi ndryshe nga shtëpia e “Misionareve të Bamirësisë Nënë Tereza” në Katedrale dhe anasjelltas, ndërkohë që edhe skuadra e Ndihmës së Parë është kujdesur për ta.