Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, 5 dhjetor, caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më vitin 1985, për të shpallur fuqinë dhe potencialin e vullnetarizmit, shumë organizata dhe grupe organizojnë aktivitete të ndryshme, në mënyrë që të që të rrisin sensibilizimin mbi vullnetarizmin, por edhe të falënderojë vullnetarët për për përpjekjet e tyre në komunitet dhe të rrisin ndërgjegjësimin e publikut për të kontribuar në shoqëri.
TV rajonal Star Plusm në Shkodër, ka ftuar në edicionin special të emisionit të saj “Studio e hapur” vullnetarë të Malteser Shqipëri për të folur mbi aktivitetet dhe përvojat e tyre si vullnetarë.
Për rreth 30 minuta, Engji dhe Mateo, kanë treguar përvojën e tyre si vullnetarë pranë Malteser, duke rrëfyer mbi rritjen e tyre personale pranë kësaj organizate, duke qenë pjesë e saj që në moshën 12 vjeçare. Gjithashtu ata kanë treguar mbi projektet e ndryshme ku vullnetarët janë pjesë e tyre, veçanërisht për Kampin-Shkollën Verore në plazhin e Velipojës me fëmijë të shtresave të margjinizuara.
Mesazhi i tyre për të gjithë të rinjtë e qytetit, ishte që ata t’i vinin në jetë potencialet dhe aftësitë e tyre për të sjellë një ndryshim pozitiv në shoqërinë tonë, dhe i ftuan që edhe ata të bëhen pjesë e Malteser Shqipëri. Në fund të emisionit është shfaqur edhe nj video e shkurtër mbi Kampin-Shkollën Verore në Velipojë.