
Në Shkodër, siç tashmë është traditë, një pjesë e përgatitjes për të përkujtuar vuajtjet e Krishtit, është lutja e Udhës së Kryqit në Malin Tarabosh.
Këtë vit ishte 11-vjetori i Udhës së Kryqit. Besimtarë e të rinj të organizuar nga Shkodra e famullitë përreth iu ngjitën Malit Tarabosh për të përkujtuar Mundimet e Jezusit dhe për të lutur 14 ndalesat e Udhës së Kryqit, edhe pse ishte shumë ftohtë, binte shi dhe kishte rënë dëborë në pjesën e sipërme të malit.
Kremtimi filloi me fjalën e Shkëlqesisë së Tij Imzot Angelo Massaffra, që pasoi me përshëndetjen e famullitarit Dom Gjovalin Sukaj. Lutja dhe shtegtimi i Udhës së Kryqit filloi në ora 9.30 dhe mbaroi rreth orës 12.00.
Tre vullnetarë të Malteser Shqiptar lutën ndalesën e XI, “Jezusin e gozhdojnë ne Kryq”.
Të pranishëm ishin 14 vullnetarë dhe 2 anëtarë të stafit me 2 makina dhe ndihmën e shpejtë.
Të pranishëm ishin 14 vullnetarë dhe 2 anëtarë të stafit me 2 makina dhe ndihmën e shpejtë.