Mbaroi edhe për sezonin 2008-2009 kampionati kombëtar i futbollit në Shqipëri. Pas 33 javëve nga njëra ndeshje në tjetrën, trofeun e kampionatit e mori Tirana, ndërsa nënkampione doli skuadra e Shkodrës, Vllaznia, gjatë ndeshjes finale më 23 maj në stadiumin “Qemal Stafa” Tiranë.
Edhe këtë vit Malteser Shqipëri ka përjetuar nga afër emocionet e garës, gjatë ndeshjeve në Shkodër, duke qenë edhe një herë pjesëmarrëse me asistencën në shërbimin mjekësor. Bashkëpunimi mes Malteser Shqipëri dhe Sport Klub Vllaznia, i cili ka filluar më 1 mars 2007, është parë si shumë i frytshëm nga të dyja palët. FK Vllaznia është shumë e kënaqur me asistencën e ofruar nga vullnetarët e Malteser Shqipëri gjatë ndeshjeve të futbollit mbajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, jo vetëm në ligën kombëtare, por edhe gjatë ndeshjeve të kampionatit evropian ku kombëtarja jonë ka luajtur dhe në ndeshjet miqësore po ashtu.
Për më tepër, FK Vllaznia i ka kërkuar vullnetarëve paramedikë të Malteser Shqipëri të asistojnë edhe gjatë ndeshjeve të kampionatit të të rinjve mbajtur në Shkodër. Ky bashkëpunim ka filluar më 14 shtator 2008.