Të dish si ta ofrosh Ndihmën e Parë në raste emergjente është shumë e rëndësishme, veçanërisht për stafin dhe vullnetarët e Malteser. Ja përse herë pas here mbahen kurse për të mësuar, praktikuar dhe rifreskuar Ndihmën e Parë.
Kursi i radhës, mbajtur me stafin dhe vullnetarët e Malteser mbi BLS-D (basic life support – defibrilatori), kishte si qëllim që t’u mësonte atyre aftësitë bazë të kërkuara nga një operator AED (defilibrator automatik i jashtëm) dhe t’u japë atyre siguri që të dinë se si të veprojnë në një rast të tillë emergjence. Ky kurs AED u mbajt nga një instruktor i Urdhrit të Maltës Itali.