Shoferët dhe vullnetarët Malteser të “Skuadrës së Ndihmës së Parë” të cilët asistojnë gjatë ndeshjeve të futbollit, kanë qenë protagonistë të trajnimeve të mëtejshme në Ndihmën e Parë.
Ata janë tashmë të trajnuar në BLS (basic life support) dhe vazhdimisht janë praktikuar se si të ofrojnë asistencë në ndihmën e parë. Ata kanë qenë shumë të sigurt në raste të ndryshme emergjence kur duhej të ishte e pranishme një Skuadër e Ndihmës së Parë në aktivitete të ndryshme dhe në ndeshjet e futbollit ku ata kanë asistuar.
Këtë herë, trajnimi i mbajtur nga një instruktor i Urdhrit të Maltës Itali, ishte mbi shtyllën kurrizore, qafën dhe thyerje të tjera, pasi u bë një rifreskim mbi vlerësimin e traumës (si trajtohet një traumë).