Si vitet e tjera, disa vullnetarë të rinj dhe disa pjesëtarë të grupit rinor të Malteser, do të mbështesin vullnetarët më me përvojë në menaxhimin e aktiviteteve të përditshme me fëmijët pjesëmarrës në kampin-shkollën verore në Velipojë.
Për këtë arsye janë bërë disa trajnime me vullnetarët e rinj. Janë zhvilluar disa takime teorike dhe praktike se si duhet të jetë një animator i mirë, çfarë karakteristikash duhet të ketë si dhe si duhet të përkushtohen në punën e tyre me fëmijët e grupmoshave të ndryshme. Vullnetarët kanë paraqitur dhe i kanë mësuar njëri-tjetrit lojëra të ndryshme të cilat do t’i zhvillojnë me fëmijët gjatë periudhës së kampit. Gjatë trajnimit ata kanë mësuar edhe rëndësinë e të punuarit në grup dhe ndihma reciproke që ata duhet të japin për të qenë një skuadër e fortë për t’i kryer sa më mirë detyrat e ngarkuara.