Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës organizoi trajnimin dy ditor me temë “Safeguarding Children and Vulnerable Adults”. Pjesë e këtij trajnimi ishin staf, vullnetarë dhe bashkëpunëtorë të Malteser Shqipëri. Të pranishmit u përshëndetën edhe nga Drejtuesi Shpirtëror i Malteser Shqipëri Fra Gazmend Tinaj, ofm. Trajnimi prezantoi legjislacionin dhe udhëzimet në fuqi, shenjat dhe treguesit e abuzimit, si dhe mënyrën e reagimit ndaj shqetësimeve. Ky trajnim ishte një mundësi e mirë për pjesëmarrësit që të rrisin bazën e njohurive të tyre dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre të punës për t’u bërë më efektivë në vendin e punës. Një falenderim i madh shkon për trajnuesin Dr. Cristian Schmid, ekspert i fushës me një eksperiencë disa vjecare në ofrimin e trajnimeve të tilla.











