Në kuadër të projektit “Në mbështetje të popullsisë së Shqipërisë së Jugut të përballur me emergjencën e përmbytjeve”, projekt i financuar nga Nando Peretti Foundation dhe, në bashkëpunim me Dioqezën e Sapës, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Fier zhvilloi 2 ditë trajnime informuese dhe edukuese mbi përmbytjet.
Këto trajnime u zhvilluan kryesisht në shkollat e fshatrave të përmbytura: Bishan, Ferras dhe Frakull. Gjatë këtyre trajnimeve nxënësit u informuan se si duhet vepruar para, gjatë dhe pas përmbytjeve dhe masat që duhen marrë. U shpërndanë edhe fletëpalosje me informacionet e nevojshme. U trajnuan 285 nxënës nga përfaqësues të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës.
Ka 2 muaj që strukturat e Mbrojtjes Civile të Malteser kane filluar të realizojnë edhe monitorimin e ujit të pijshëm në zonat e përmbytura dhe gjithashtu kanë bërë edhe analizat laboratorike të tij.