Kampi-shkolla verore, i cili organizohet në plazhin e Velipojës zgjat një muaj, me pjesëmarrjen e fëmijëve Romë dhe Egjiptianë, fëmijëve nga zona të thella malore, të cilëve u jepet mundësia që të shijojnë pushime verore. Përveç mundësisë së argëtimit me lojëra dhe aktivitete të ndryshme, ky kamp është edhe një shkollë e shkurtër për pjesëmarrësit.
Përves aktiviteteve argëtuese, vullnetarët organizojnë edhe aktivitete edukuese, mes të cilave edhe seanca rifreskuese të njohurive të Ndihmës së Parë për vetë vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës.
Këtë vit janë përfshirë edhe fëmijët pjesëmarrës të turnit të tretë, të cilët kanë marrë njohuritë bazë të Ndihmës së parë. Kjo gjë është realizuar nëpërmjet një trajnimi joformal. Fëmijët kanë mësuar hapat e parë se si të japin ndihmën e parë në rast nevoje. Njohuritë elementare janë marrë nëpërmjet lojërave të ndryshme me tematikë ndihmën e parë, lojëra të zhvilluara në ambientet e mrekullueshme të Kampit Malteser.
Fëmijët pjesëmarrës janë argëtuar gjatë këtij aktiviteti joformal.