Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës, në bashkëpunim me Drejtoritë e shkollave Maria Ndihmëtare, Liria, Shpresa për të Ardhmen, zhvilloi 2 ditë trajnime informuese dhe edukuese mbi përmbytjet.
Këto takime u zhvilluan në këto shkolla, pasi ato frekuentohen nga nxënës të cilët janë përballur me përmbytjet gjatë viteve të kaluara.
Në këto takimeve nxënësit u informuan se si duhet vepruar në rast përmbytjesh dhe masat emergjente baze që duhen marrë. U shpërndanë edhe fletëpalosje me informacionet e nevojshme. Përfaqësuesit e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës trajnuan 125 nxënës.


