Nisur nga kërkesa e drejtorisë së Shkollës 9-vjeçare “Zemra e Krishtit” dhe në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta dhe të suksesshme me shkollat e qytetit, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës ka rifilluar trajnimin e Ndihmës së Parë me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Zemra e Krishtit”.
Pjesëmarrës në këtë seancë ishin nxënës të klasave të 8-ta dhe të 9-ta.
Së pari, vullnetarët e Organizatës i informuan nxënësit rreth aktiviteteve të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës dhe veçanërisht rreth punës së vetë vullnetarëve të Malteser.
Në pjesën e dytë të takimit, vullnetarët u shpjeguan nxënëse rëndësinë që ka për çdo person dhënia e Ndihmës së Parë tek të tjerët, si dhe me anën praktike dhe teorike të dhënies së saj.
Janë realizuar dy takime me dy grupe të kësaj shkolle, ndërsa takime të tjera do të vazhdojnë në javën pasuese.