Malteser Shqipëri në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik në kuadër të Programit IAEA të Veprimit për Terapinë kundër Kancerit (PACT) dhe Urdhrit të Maltës mbi kontrollin e kancerit po vazhdon trajnimet e veta mbi “Ekzaminimin klinik të gjirit”.
Trajnimi, i mbështetur nga ish Ambasadori i Urdhrit të Maltës në Shqipëri Prof. Dr. Günther Granser, në kuadër të disa fushatave dhe trajnimeve që janë bërë në lidhje me luftën kudër kancerit, është akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV) për profesionistë të shërbimit shëndetësor, mjekë dhe infermierë.
Trajnimi i dytë në Koplik, Malësi e Madhe u mbajt më 14-15 prill 2014, me pjesëmarrjen e 25 mjekëve dhe infermierëve të qarkut. Trajnimi ka si qëllim që ta trajnojë stafin në: fitimin e njohurive të sakta mbi ekzaminimin e gjirit, rëndësinë e kapjes sa më të hershme të patologjive të ndryshme të gjirit dhe në fund, aftësimin për ta vlerësuar riskun dhe për të dhënë rekomandime për depistimin dhe ndjekjen sipas protokolleve te patologjive të gjirit, të ndarë në pjesën teorike dhe praktike.