Malteser Shqipëri ka përmbyllur fazën e parë të projektit “Ndihma e Parë në Shkolla”, me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Shkodrës dhe Lezhës sipas marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit.
Trajnimi është mbajtur gjatë muajve maj – nëntor 2012 në 5 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në Lezhë, ku janë trajnuar 85 nxënës dhe 10 shkolla 9-vjeçare e të mesme në Shkodër ku janë trajnuar 195 nxënës.
Trajnimi ka konsistuar në 8 orë për person dhe të gjithë studentët e trajnuar kanë kaluar përmes një testimi dhe do të marrin Certifikatën e Ndihmës së Parë të firmosur nga Malteser dhe Ministria e Arsimit.
Më 7-18 janar 2013, u mbaj faza e dytë e projektit “Ndihma e Parë në Shkolla” që konsistonte në organizimin e trajnimit të trajnerëve (multiplikatorëve). Studentët që kanë pasur rezultatet më të mira nga testi i Ndihmës së Parë, janë zgjedhur që të trajnohen si multiplikatorë. Studentët ishin nga shkollat: “Dëshmorët e Prishtinës”, “Shpresa për të Ardhmen”, “Maria Ndihmëtare”, dhe “Shkolla Austriake”. Trajnimi i fundit është mbajtur me vullnetarët e Malteser. Gjithsej janë trajnuar 20 nxënës dhe vullnetarë si multiplikatorë. Qëllimi i trajnimit të multiplikatorëve është që t’i mësojmë se si të trajnojnë nxënës të tjerë në shkollat e tyre.
Trajneri i cili ka drejtuar trajnimet ishte Gregorio Barberi, nga Organizata Italiane e Urdhrit të Maltës, i cili vullnetarisht është ofruar që të bëjë trajnimin e multiplikatorëve.