Përfundoi faza e parë e projektit “Ndihma e Parë në Shkolla” me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Shkodrës dhe të Lezhës.
Maj – nëntor 2012 është periudha e trajnimit të nxënësve të 5 shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Lezhës dhe 10 shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Shkodrës.
Në qytetin e Lezhës Trajnimi i Ndihmës së Parë është bërë në shkollat 9-vjeçare “Besëlidhja”, “Kosova”, “Gjergj Fishta”, “Gjergj Kastrioti” dhe në shkollën e mesme “Kolin Gjoka”, dhe janë trajnuar 85 nxënës.
Në qytetin e Shkodrës janë trajnuar 195 nxënës nga shkollat 9-vjeçare “Mati Logoreci”, “Dëshmorët e Prishtinës”, “Shpresa për të Ardhmen”, “Maria Ndihmëtare”, “Prenk Jakova”, “Zemra e Krishtit” dhe nga shkollat e mesme “Shejnaze Juka”, “Maria Ndihmëtare”, “Prenk Jakova” dhe “Shkolla Austriake”.
Të gjithë nxënësit e trajnuar kanë kaluar përmes një provimi dhe do të pajisen me certifikatën e Ndihmës së Parë firmosur nga Malteser dhe Ministria e Arsimit.




