Trajnimi mbi “Ekzaminimin klinik të gjirit”, të akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV) për profesionistë të shërbimit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, organizuar nga Malteser Shqipëri në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik në kuadër të Programit IAEA të Veprimit për Terapinë kundër Kancerit (PACT) dhe Urdhrit të Maltës mbi kontrollin e kancerit është shtrirë edhe në qarqe të tjera.
Trajnimi i radhës u mbajt në Koplik, Malësi e Madhe në datat 31 janar – 1 shkurt, me mjekët dhe infermierët e qarkut. Trajnimi ndoqi të njëjtat hapa të temave të përmendura më parë: të fitojnë njohuri të sakta mbi ekzaminimin e gjirit, rëndësia e kapjes sa më të hershme të patologjive të ndryshme të gjirit dhe në fund, të jenë të aftë që të vlerësojnë riskun dhe të japin rekomandime për depistimin dhe ndjekjen sipas protokolleve te patologjive të gjirit, të ndarë në pjesën teorike dhe praktike.
Ky cikël trajnimesh mbështetet nga ish Ambasadori i Urdhrit të Maltës në Shqipëri Prof. Dr. Günther Granser, në kuadër të disa fushatave dhe trajnimeve që janë bërë në lidhje me luftën kudër kancerit.