“Trajnimi i Ndihmës së Parë në Shkolla”, me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në Shkodër dhe Lezhë arriti suksesshëm në fund të vitit të dytë të projektit, i cili u përmbyll me konkursin mes nxënësve të 15 shkollave pjesëmarrëse.

Faza e parë: 15 shkolla (dhjetë shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në Shkodër dhe pesë shkolla 9-vjeçare në Lezhë) me 15 pjesëmarrës prej secilës shkollë, ishin pjesë e trajnimeve të Ndihmës së Parë. 290 nxënës nga Shkodra dhe Lezha, u aftësuan për të ofruar ndihmën e parë në raste emergjente.
Shkollat, të zgjedhura në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore Rajonale të qyteteve përkatëse, ishin: shkollat 9-vjeçare “Mati Logoreci”, “Branko Kadia”, “Iliria”, “Maria Ndihmëtare”, “Zemra e Krishtit” “Ndoc Mazi”, “Martin Camaj”, dhe shkollat e mesme “At Pjetër Meshkalla”, “Jordan Misja”, dhe “Shkolla Vau Dejës” nga Shkodra dhe shkollat 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, “Nënë Tereza”, “Gjergj Fishta”, “Besëlidhja”, dhe “Kosova” nga Lezha.
Faza e dytë: Trajnimi i trajnerëve (multiplikatorëve) ku 20 nxënës nga Shkodra dhe 10 nga Lezha me rezultatet më të mira u trajnuan si multiplikatorë me qëllim trajnimin e shokëve të tyre për të ofruar ndihmën e parë, duke krijuar kështu në çdo shkollë “Skuadrën e trajnuesve (multiplikatorëve) të Ndihmës së Parë.
Faza e tretë: “Skuadra e trajnerëve (multiplikatorëve) të Ndihmës së Parë” ofroi trajnimet e Ndihmës së Parë për nxënësit e rinj në shkollat e tyre.
Faza e katërt: Konkursi i Ndihmës së Parë mes shkollave pjesëmarrëse, ku fituesi do të merrte një set trajnimi (laptop, projektor dhe modularin Anna) për trajnimet e Ndihmës së Parë, i cili u mbajt më 11 prill 2014.
Ky konkurs u organizua nga Malteser Shqipëri me pjesëmarrjen e nxënëseve më të mirë të 15 shkollave të Shkodrës dhe Lezhës, të cilët janë pjesë e Skuadrës së trajnerëve (multiplikatorëve) të Ndihmës së Parë në shkollat e tyre.
Konkursi i Ndihmës së Parë u zhvillua në ambientet e shkollës “At Pjetër Meshkalla” në Shkodër, në praninë e një audience prej afro 150 studentëve, prindërve, drejtorëve dhe mësuesve, përfaqësuesve të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Lezhës, përfaqësues të komunitetit Rom, të cilët kishin fëmijët e tyre pjesëmarrës në konkurs, stafi dhe vullnetarët e Malteser të cilët ndihmuan mjaft në organizimin e këtij aktiviteti. Përgjigjet e nxënësve u gjykuan nga një juri e përbërë nga infermierë dhe vullnetarë të specializuar në fushën e trajnimit të Ndihmës së Parë.
Konkursi kaloi nëpër tri raunde:

Në fund të konkursit, fituesja e vendit të tretë ishte shkolla e mesme “Jordan Misja”, e cila mori Kutinë e Ndihmës së Parë, fituesja e vendit të dytë ishte shkolla e mesme “At Pjetër Meshkalla, e cila mori një laptop; dhe shkolla 9-vjeçare “Maria Ndihmëtare” ishte fituesja e vendit të parë e cila mori një set trajnimi (laptop, projektor dhe modularin Anna) që do të përdoret për trajnime të mëtejshme të Ndihmës së Parë në shkollat e tyre.
Trajnimi i Ndihmës së Parë për nxënës të shkollave do të kalojë nëpër fazat e tij edhe vitin e ardhshëm.
Malteser Shqipëri është shumë entuziaste tek sheh interesin e nxëqnësve dhe mësuesve për sa i përket trajnimeve të Ndihmës së Parë dhe falënderon Drejtoritë Rajonale të Arsimit të Shkodrës dhe Lezhës, vullnetarët e Malteser, shkollën mikpritëse “At Pjetër Meshkalla” për ofrimin e ambientit për Konkursin e Ndihmës së parë, Televizionin Rajonal Rozafa e cila bëri të mundur transmetimin e konkursit në televizion.