Më 24 – 25 tetor 2014, në kuadër të projektit EuroVelo8, Organizata jofitimprurëse GO2, ka zhvilluar një aktivitet dy ditor me temë “Turizmi me biçikleta”, në kuadër të ndërgjegjësimit dhe bashkërendimin e punës mes aktorëve që operojnë në fushën e turizmit alternativ e të qëndrueshëm në Shkodër, Shqipëri e Rajon, me qëllim zhvillimin e turizmit në qytetin e Shkodrës.
Është zgjedhur qyteti i Shkodrës, si qyteti me përqindjen më të lartë të përdorimit të biçikletave në të gjithë Shqipërinë, Ballkanin dhe Evropën Juglindore.
Aktiviteti është shtrirë në pjesë të ndryshme të qytetit dhe përbëhej nga workshop-e, parada e të pasionuarve pas biçikletave, lojëra argëtuese për fëmijë etj.
Në ditën e parë, datë 24 tetor, është mbajtur workshop-i me temë “Turizmi me biçikleta”, përmes të cilit u synua të bëhej prezantimi i konceptit të Turizmit të qëndrueshëm, veçanërisht atij me biçikleta. Si objekt specifik është njohja me projektin EuroVelo, të Komisionit Evropian për Turizmin e biçikletave.
Gjatë ditës së dytë, datë 25 tetor, janë organizuar ushtrime e lojëra, animacione, arti i rrugës, konkurse, piktura, teatër social, prezantimi i ekspozitës me foto “Marubi” dhe vepra arti me tematikë biçikletën, parada me biçikleta, të cilat u përmbyllën me dhënie çmimesh.
Malteser Shqipëri mori pjesë në këtë aktivitet me skuadrën e Ndihmës së Parë dhe autoambulancën, e cila asistoi në të gjitha aktivitetet e kësaj dite.