Ditën e shtunë, më 30 qershor 2012, “Creative City” organizoi një turne me biçikleta në kuadër të promovimit të vlerave natyrore dhe trashëgimisë kulturore të liqenit të Shkodrës.
Në këtë turne morën pjesë rreth 25 qytetarë nga Shkodra, të cilët pedaluan për 85 km nga qyteza e Virpazar deri në Shkodër.
Itinerari i këtij udhëtimi me biçikleta kalonte buzë liqenit, duke përshkuar qendrat e Vranicës, Golubovcit, Tuzit, Bajzës, Koplikut, Shkodrës duke e mbyllur me urën e vjetër të Bunës. Grupi përbëhej nga të rinj e të moshuar, të cilët kanë pasion udhëtimin me biçikleta.
Malteser Shqipëri ishte e pranishme në këtë aktivitet me anë të shërbimit të Ndihmës së Parë. Një autoambulancë ishte e pranishme gjatë gjithë turit, në gatishmëri për të ofruar asistencë mjekësore në rast nevoje.