Edhe sivjet, në kohën e Kreshmëve, asht siç është bërë tashmë traditë, u kremtua Udha e Kryqit në malin e Taraboshit, më 8 mars 2008.
Këtë vit ishte 10-vjetori i Udhës së Kryqit, të organizuar nga grupi i të rinjve të katedrales së Shkodrës “Mësues ku Banon” (MKB) në bashkëpunim me grupet rinore katolike të Dioqezës së Shkodrës..
Çdo vit besimtarë nga Shkodra dhe zonat përreth i ngjiten malit të Taraboshit për të kujtuar mundimet e Krishtit e për t’u lutur në 14 ndalesat e Udhës së Kryqit.
Në këtë ditë, kremtimi filloi me fjalën e Shkëlqesisë së Tij Imzot Angelo Massaffra, që pasoi me përshëndetjen e famullitarit Dom Gjovalin Sukaj. Të pranishëm ishin

besimtarë të shumtë, të rinj e të reja dhe anëtarë të grupeve rinore katolike. Lutja e Udhës së Kryqit filloi në ora 9.30 dhe zgjati për rreth 4 orë.
Edhe Malteser Shqipëri mori pjesë në këtë lutje me shërbime të ndryshme, të ndarë në tre grupe pune: grupi i Ndihmës së Parë së bashku me një autoambulancë, grupi shoqërues i besimtarëve gjatë procesionit bashkë me grupin e MKB dhe grupi i punës (marketingut) për shitjen e panineve dhe të pijeve freskuese.
Vullnetarët e Malteser lutën ndalesën e XI, Jezusin e gozhdojnë ne Kryq.
Pas mbarimit të Udhës se Kryqit, grupi i marketingut i vendosur ne makinën kuzhinë, realizoi shitjen e panineve te përgatitur nga vetë ata dhe të pijeve freskuese.
Ne këtë aktivitet morën pjesë 19 vullnetarë dhe 3 anëtarë të stafit, 2 makina dhe makina kuzhinë. Edhe pse koha ishte e vrenjtur dhe me shi, pjesëmarrja ishte shumë e madhe.