

Edhe sivjet, në kohën e Kreshmëve, asht siç është bërë tashmë traditë, u kremtua Udha e Kryqit në malin e Taraboshit, më 20 mars.
Besimtarë nga Shkodra e famullitë përreth iu ngjitën Malit Tarabosh për të përkujtuar Mundimet e Jezusit dhe për të lutur 14 ndalesat e Udhës së Kryqit.
Kremtimi filloi me fjalën përshëndetëse të famullitarit të qytetit të Shkodrës, Dom Gjovalin Sukaj.
Të pranishëm ishin besimtarë të shumtë, të rinj e të reja dhe anëtarë të grupeve rinore katolike.
Më pas, filloi lutja e Udhës së Kryqit në malin e Taraboshit, i cili zgjati për rreth 4 orë.
Tre vullnetarë të Malteser Shqipëri lutën ndalesën e V, “Simon Cireneu ndihmon Jezusin për të mbajtur Kryqin”.
Të pranishëm ishin 12 vullnetarë me 2 makina dhe skuadrën e ndihmës së shpejtë.
Tre vullnetarë të Malteser Shqipëri lutën ndalesën e V, “Simon Cireneu ndihmon Jezusin për të mbajtur Kryqin”.
Të pranishëm ishin 12 vullnetarë me 2 makina dhe skuadrën e ndihmës së shpejtë.