Koha e Kreshmëve ka ardhur dhe Kisha, si çdo vit, po organizon shumë aktivitete për t’u përgatitur sa më mirë për festën e madhe të Pashkëve.
Një nga aktivitetet më të mëdha, Udha e Kryqit në Malin Tarabosh në Shkodër, këtë herë u kremtua më 26 mars, ku besimtarë të panumërt, të rinj e të moshuar, anëtarë të grupeve rinore nga Shkodra dhe dioqeza të tjera, iu ngjitën malit të Taraboshit për të përkujtuar mundimet e Jezusit dhe për të lutur 14 ndalesat e Udhës së Kryqit.
Kremtimi filloi në orën 9.00 nga Kisha e Zojës Magdalenë me përshëndetjen e Arqipeshkvit të Shkodrës, Imzot Angelo Massafra dhe zgjati për rreth katër orë. Vullnetarët e Malteser Shqipëri lutën ndalesën e 9të, “Jezusi rrëzohet të tretën herë nën kryq”.