Koha e kreshmëve shënohet me shumë aktivitete dhe lutje pendestare. Lutja e Udhës së Kryqit, përkujtim i mundimeve dhe i vdekjes së Jezu Krishtit, e shoqëron ketë kohë deri në fund të saj, kur e gjithë kjo kohë triumfon me festën e Ringjalljes, festën e Pashkëve.
Mali Tarabosh i pret çdo vit besimtarët katolikë të të gjitha moshave, që ta përshkojnë në lutje e meditim, udhën e mundimshme drejt Malit të Kalvarit. Lutja e Udhës së Kryqit në Malin e Taraboshit e ka zanafillën e saj në vitin 1998 dhe çdo vit e më shumë grupet rinore i bashkohen kësaj lutjeje.
Të rinjtë dhe vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, janë pjesë e kësaj lutjeje të madhe, duke lutur këtë vit Ndalesën IV: “Krishti takon Nënën e vet”.

