Papa Benedikti XVI u takua me rreth 4.000 Kalorës dhe Dama, anëtarë dhe vullnetarë të Urdhrit të Maltës, në një ceremoni të veçantë që shënon 900-vjetorin e themelimit të organizatës si një Urdhër Sovran Ushtarak nën mbrojtjen e Papës.

Në fjalën e tij, Papa Benedikti e lidhi përvjetorin e Urdhrit të Maltës në Vitin e Fesë, duke thënë: “Kisha është e thirrur që ta ripërtërijë gëzimin dhe angazhimin e besimit në Jezu Krishtin, Shpëtimtarin e botës.” Më pas vazhdoi duke e lavdëruar Urdhrin e Maltës për historinë e saj nëntë shekullore plot besnikëri ndaj Kishës: “Vazhdoni të ecni kësaj udhe, duke dhënë dëshmi konkrete për fuqinë shndërruese të fesë.”
Edhe disa anëtarë të Malteser Shqipëri morën pjesë në këtë ngjarje të veçantë: Presidenti i Malteser Shqipëri Imzot Lucian Avgustini, drejtor i organizatës Maranaj Marku, dhe dy anëtarë të tjerë të stafit.
Një histori e shkurtër për kalorësit e Urdhrit Sovran të Maltës
Urdhri i Shën Gjonit është themeluar nga Shën Gerardi si një bashkësi murgjish më 1048. Urdhri u bë i njohur me krijimin e një spitali për shtegtarë në Tokën e Shenjtë. Më 15 shkurt 1113, Papa Paskali II lëshoi Bulën Pie Postulatio Voluntatis, me anë të të cilit ai e vendosi “vëllazërinë e kalorësve të urdhrit të spitalorëve” të Jerusalemit nën mbrojtjen e Selisë së Shenjtë dhe i dha statusin sovran, duke e caktuar si një Urdhër në ligjin e kishës, që lirisht të zgjedhë eprorët e saj pa ndërhyrje nga autoritetet e tjera laike apo fetare.
Kalorësit, anëtarët e Urdhrit, ishin në fakt murgj të lidhur nga tri kushte monastike të Bindjes, Dëlirësisë dhe Varfërisë. Ata ishin të detyruar edhe që të mbronin të sëmurët dhe shtegtarët, si dhe të mbronin territoret e pushtuara nga kryqtarët, duke shtuar kështu një karakter ushtarak: mbrojtjen e Fesë së Krishterë.
Kur sundimi i krishterë në Tokën e Shenjtë ra në vitin 1291, Urdhri përkohësisht u vendos në Qipro, pastaj në ishullin e Rodosit, dhe më në fund në ishullin e Maltës prej të cilit do të largoheshin pasi u ndaluan nga Napoleoni. Urdhri u vendos përkohësisht në Mesinë, Katanjë e Ferrara dhe pastaj më 1834 u vendos përfundimisht në Romë.
Misioni origjinal i kalorësve të urdhrit të spitalorëve u bë edhe një herë aktiviteti kryesor i Urdhrit, duke u rritur gjithnjë e më e fortë gjatë shekullit të fundit, veçanërisht në saje të kontributit të aktiviteteve të përmbushura nga Kryetarët e Mëdhenj dhe Shoqatat Kombëtare në shumë vende të botës, ku është pranishëm Urdhri. Sot Urdhri i përmbush këto aktivitete në mbi 120 vende.
Urdhri i Maltës i mbetet besnik parimeve të tij frymëzuese, përmbledhur në moton “Tuitio Fidei et Obsequium
Pauperum”, mbrojtja e Besimit dhe ndihma ndaj njerëzve në nevojë, të cilat bëhen realitet përmes punës vullnetare të kryer nga Damat dhe Kalorësit në ndihmë humanitare dhe aktivitete mjekësore e sociale.
Aktualisht, Urdhri i Maltës është aktiv në mbi 120 vende, i mbështetur nga marrëdhëniet diplomatike që ka aktualisht me 104 kombeve. Urdhri drejton spitale, qendra shëndetësore, qendra ditore, shtëpi për të moshuarit dhe për personat me aftësi ndryshe dhe qendra të veçanta për të sëmurët në prag të vdekjes.
Në shumë vende Trupat vullnetare të Urdhrit ofrojnë ndihmën e parë, shërbime sociale, emergjenca dhe ndërhyrje humanitare.
Urdhri është sovran. Ai shtyp pullat e veta, monedha, targat dhe pasaportat, por nuk ka territor. Sot, Urdhri është bërë një organizatë ndërkombëtare humanitare me gati 100.000 mjekë, infermierë dhe vullnetarë në mbarë botën.
Bazuar në Romë, tani Urdhri është përqendruar në vendin e saj, duke i hapur strehimore dhe kuzhina supe në Evropë, ku numri i të papunëve dhe i të pastrehëve po rritet shumë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Urdhri ka rreth 13.500 anëtarë-ndihmohet nga 80.000 vullnetarë të përhershëm dhe 25.000 staf mjekësor – të angazhuar në ofrimin e ndihmës humanitare dhe mjekësore në më shumë se 120 vende të botës.

Malteser në Shqipëri:
Urdhri Sovran i Maltës ka dashur ta zgjerojë praninë e vet edhe në Shqipëri, duke themeluar organizatën Malteser Ndihmon në Shqipëri në vitin 1995 me mbështetjen e “Malteser Hilfsdienst” në Gjermani. Me qendër në Shkodër aktiviteti i kësaj organizate fokusohet në fushat mjekësore, sociale dhe mbrojtje civile.
Malteser Shqipëri ka mbi 120 vullnetarë dhe të rinj të cilët janë trajnuar nga organizata dhe mund të veprojnë me përgjegjësi në fushat ku organizata vepron. Ata janë pjesa jetësore e Malteser Shqipëri dhe suksesi u kushtohet atyre.
Si pjesë e shërbimit të Urdhrit të Maltës kudo në botë, Malteser Shqipëri është gjithmonë e angazhuar të punojë sipas vlerave të krishtera dhe principeve humanitare për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Organizata mbështet njerëz kudo në Shqipëri, përmes shërbimeve mbështetësie, dhe programeve mjekësore e sociale.