Më 27 maj, në Gjenevë, përfaqësuesit e katër besimeve të ndryshme – Krishterimi, Islami, Judaizmi dhe Vedantizmi – si dhe ekspertë dhe përfaqësues diplomatikë, udhëheqës të organizatave laike e fetare me bazë humanitare u takuan në Kombet e Bashkuara për simpoziumin “Besimet së bashku për Veprimin Humanitar” organizuar nga Urdhri Sovran i Maltës.
Simpoziumi u hap nga Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Gjenevës së Kombeve të Bashkuara.Panelistë, përfshinin Jemilah Mahmood, Shefin e Sekretariatit Humanitar të Samitit Botëror, iniciativë e nisur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon. Simpoziumi i Urdhrit të Maltës u mbajt në kuadër të Sumitit Humanitar Botëror, planifikuar për majin 2016 në Stamboll me qëllim të përditësimit të praktikave të ndihmës humanitare.
Në fjalën e tij përmbyllëse, Hospitalieri i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës Dominik de La Rochefoucauld-Montbel kujtoi domosdoshmërinë për të rikthyer në mënyrë të vendosur “parimet humanitare të komunitetit ndërkombëtar ratifikuar pas Luftës së Dytë Botërore në respektimin e plotë të traditave dhe kulturave lokale”. Hospitalieri i Madh inkurajoi dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet besimeve të ndryshme, një temë që u zhvillua gjatë gjithë debatit, i pasuruar edhe me një dëshmi të paçmuar nga Organizata Libaneze e Urdhrit të Maltës. Për më shumë se dy dekada ajo ka drejtuar programet humanitare në këtë vend në partneritet me komunitetet Shia, Sunite dhe Druze.
Simpoziumi – organizuar në sajë të punës së Misionit të Urdhrit Urdhrit Sovran të Maltës në OKB në Gjenevë – do të prodhojë një dokument me udhëzimet dhe rekomandimet që dalin nga debati të cilat do të paraqiten gjatë Samitit Humanitar Botëror në Stamboll vitin e ardhshëm.Para fillimit të simpoziumit Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Majkëll Moller, mikpriti Kancelarin e Madh Albrecht Boeselager, Hospitalierin e Madh Dominique de La Rochefoucauld-Montbel dhe Ambasadorin e Urdhrit të Maltës në Kombet e Bashkuara Marie-Thérèse Pictet-Althann, në zyrën e tij për një shkëmbim idesh.
Në këtë simpozium morën pjesë edhe 2 përfaqësues nga Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës.
