Më 13- 15 qershor 2013, në Vilnius, Lituani, u mbajt takimi i parë i Rinisë Malteser mbi krijimin e rrjetit (network) EQL të Rinisë Malteser, iniciuar nga Komiteti Drejtues për Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) i Organizatës Humanitare të Urdhrit të Maltës (OMRO).
Qëllimi i këtij takimi ishte:
-Ndërtimi i grupit rinor;
-Njohja më e mirë e organizatave të të rinjve të Organizatës Humanitare të Urdhrit të Maltës në Evropën Qendrore dhe Lindore;
-Krijimi i rrjetit ndërmjet organizatave Rinisë Malteser në Rajonin EQL;
-Prezantimi i projektit të rrjetit të Rinisë Malteser;
-Të kuptuarit e rrjetit;
-Krijimi i planit të rrjetit të Rinisë Malteser, qëllimet, misioni, struktura dhe kuptimi i i nevojave të krijimit;
-Përgatitja e një plani te detyrave të rrjeteve të Rinisë Malteser dhe shpërndarja e përgjegjësive dhe e programit;
-Krijimi i paraqitjes dhe marrëveshjes së rrjetit;

Pjesëmarrës të këtij takimi ishin përfaqësues të Malteser Shqipëri, Çeki, Rumani dhe Lituani.

Takimi i ditës së dytë filloi me një Workshop për të kuptuar se çfarë është rrjetit, arsyeja e një rrjeti për rininë dhe përgatitja e qëllimeve të tij. Pasdite, pjesëmarrësit patën mundësi të parafytyronin një rrjet ndërkombëtar për Rininë Malteser, vetëdijesimi mbi rreziqet dhe mundësitë për të kuptuar dobitë e rrjetit.
Gjatë ditës së tretë u diskutua mbi përfshirjen personale të krijimit të rrjetit, përgjegjësitë, dhe planifikimet. Pikat kryesore ishin: angazhimi personal, çfarë mundem dhe dëshiroj të marr/mësoj nga rrjeti; ndarja e përgjegjësive kryesore dhe finalizimi i strukturës së rrjetit. Më pas vijoi paraqitja e planit për Komitetin drejtues dhe krejt takimi u mbyll me reflektimet e aktiviteteve.
Në fund u vendos që takimi i dytë të mbahet më 27-29 shtator në Pragë, Çeki.