Gjatë 13-16 maj, një grup prej katër vetash, përfaqësues të Malteser Hilfsdienst në dioqezën e Këlnit dhe të famullisë së Neuss Grimlinghaus në Gjermani, vizitoi Malteser Shqipëri. Grupi përbëhej nga Matthias Heiden, Daniel Könen, Dr. Hermann Mackenstein dhe Stefan Klinkhammer.
Gjatë ditëve të qëndrimit të tyre, ata morën pjesë në aktivitete të ndryshme që Malteser Shqipëri organizon, mes të cilave mund të përmendim:Vizitë në dy fshatra malorë, pjesë e Projektit të Malit, ku Malteser Shqiptar bën vizita mjekësore konsulta dhe edukim shëndetësor; në Lezhë, ku së bashku me përfaqësuesit e Malteser Shqipëri ata morën pjesë në shpërndarjen e Certifikatave të Trajnuesve të Ndihmës së Parë për skuadrat e Trajnuesve të trajnuar në shkollat e Lezhës, pjesë e projektit “Trajnimi i Ndihmës së Parë në Shkolla”; në Fshatin e Paqes, në aktivitetin e organizuar me fëmijët Rom, pjesë e Projektit “Një hap më tej në integrimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian në shoqëri”; vizitë në Kopshtin Malteser, projekt i cili prej disa vitesh tashmë mbështetet prej ish ambasadorit të Urdhrit të Maltës në Shqipëri, Pr. Dr. Günther Granser dhe Malteser Hospitaldienst në Austri.
Vizitorët u takuan edhe me drejtuesin shpirtëror të Malteser Shqipëri Atë Gazmend Tinaj, Provincial i Fretërve Minorë në Shqipëri dhe me Presidentin e Malteser Shqipëri, Imzot Lucjan Avgustini, ipeshkëv i dioqezës së Sapës.
