Për tre ditë në maj (28 – 30) në Rumani, u zhvillua takimi i gjashtë i PAIRS mbi “Programet Efikase për Integrimin/Përfshirjen aktive të Romëve në Evropën Juglindore”

Vizita e radhës ishte në Sastipen – një Qendër e Romëve për Politikat Shëndetësore, ku u prezantua projekti “Qendrat Burimore të Komunitetit: mjetet strategjike në procesin e përmirësimit të situatës së grupeve vulnerabël në zonat rurale”, prezantuar nga Daniel Rădulescu, Menaxher i Projektit dhe Eugenia Bratu, Specialiste e Shëndetit.

Aktiviteti i dytë i ditës ishte prezantimi i projektit “Autorizimi i komuniteteve Rome në ndikimin dhe monitorimin e programeve lokale në Rumani”. Ky prezantim përfshinte shfaqjen e një filmi nga Ana Icasiuc, ish eksperte e M&E në projekt dhe Mihai Ioana, ish ndërmjetësues i projektit, Kryetari i Grădinari.
“Komunitetet Rome të Drăgănesti dhe situata e tyre” ishte prezantimi pasues nga Sofia Baciu, eksperte lokale e Romëve dhe Gheorghe Fieraru, mësuese e gjuhës rumune.

Dita e dytë e vizitës studimore përfundoi me vizitën në komunitetin Gradinary.
Ditën e tretë pjesëmarrësit vizituan zyrat e Agjencisë Kombëtare për Romët (NAR), ku u bënë prezantimet e fundit: “NAR, objektivat dhe planet për të ardhmen” nga Daniel Vasile, President i NAR, “Ndërmjetësimi shëndetësor për Romët” nga Mariana Buceanu, eksperte tematike e PAIRS dhe “Rëndësia e konceptit të zhvillimit të komunitetit në Rumani” nga Mariea Ionescu, eksperte tematike e PAIRS .
Programi i ditës dhe i krejt vizitës së studimit në Rumani u përmbyll me përfundimet dhe rezultatet e vizitës.