Vizita e fundit studimore e PAIRS për projektin “Programet Efikase për Integrimin/Përfshirjen aktive të Romëve në Evropën Juglindore” u mbajt në Sllovaki më 16-17 tetor, 2013.
Ditën e parë, më 16 tetor, pjesëmarrësit shkuan në Stará Lubovňa, një qytet pranë kufirit verior me Poloninë, ku u ftuan që të ndiqnin programin “Qasje integruese në Podsadek”:
– Përgatitja e shërbimeve sociale gjithëpërfshirëse dhe arsimimi për Romët e margjinalizuar, Programet e kursimit dhe Mikrokredisë, bashkëpunimi me bashkinë, OJF-në dhe kishën
– Takim me përfaqësues të Stará Lubovňa
– Vizitë në vendbanimin Podsadek
– Përgatitja e shërbimeve sociale gjithëpërfshirëse dhe arsimimi për Romët e margjinalizuar, Programet e kursimit dhe Mikrokredisë, bashkëpunimi me bashkinë, OJF-në dhe kishën
– Takim me përfaqësues të Stará Lubovňa
– Vizitë në vendbanimin Podsadek
Në paraditen e ditës së dytë, 17 tetor, pjesëmarrësit shkuan në Rankovce, një qytet i vogël në Sllovakinë lindore, Krahina e Košice. Prezantimi i programit të Strehimit ETP u bë nga drejtori i Qendrës Komunitare ETP. Ata u prezantuan me bashkëpunimin me Kishën Luterane, organizatën e komunitetit dhe ETP Sllovaki dhe më pas patën një takim me përfaqësuesit e Bashkisë, të cilët u treguan mbi programin e punës në fushën sociale.Pasdite u vizitua Košice-Šaca, në Qendrën Komunitare ETP, ku grupi u takua me përfaqësues të Bashkisë, përfaqësues lokalë e OJF dhe u njohën me prezantimin e Punësimit U.S. Steel, Programin Barazi Mundësimi (U.S. Steel Košice), Programin Arsimor ETP Feuerstein, dhe zbatimin e Pasurimit Ndihmës në partneritet me Shkollën Fillore lokale.
