5 dhjetori njihet si Dita Botërore e Vullnetarizmit, e vendosur nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1985. Qëllimi i kësaj dite është të falenderohen vullnetarët për përpjekjet e tyre në komunitet dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për të kontribuar në shoqëri.
Në kuadër të kësaj dite, 7 vullnetarë kanë qenë të ftuar nga televizoni kombëtar Rozafa në një emision të veçantë mbi ditën e vullnetarizmit. Për rreth 1 orë ata kanë rrëfyer për aktivitet, përvojat e projektet në të cilat janë të përfshirë, përse kanë vendosur të kontribuojnë e të jenë vullnetarë të kësaj Organizate, angazhimin e tyre në punën vullnetare etj. Ndër të tjera, vullnetarët u kanë bërë thirrje të gjithë të rinjve të rajonit që të bëhen pjesë e vullnetarizmit, duke u angazhuar në të mirën e individit dhe të mbarë shoqërisë.