Në javën e fundit të gushtit në Malteser Shqipëri ka pasur shumë lëvizje. Të rinj, kryesisht, ish-pjesëmarrës të kampeve verore, kanë “trokitur” në zyrat e Malteser, me një dëshirë të vetme: të bëhen vullnetarë.

Në takimet individuale, të rinjtë kanë treguar se përse kanë shfaqur interes të bëhen vullnetarë të Malteser apo pjesë e Rinisë Malteser dhe se kush apo çfarë ka qenë nxitje për ta që ta marrin këtë vendim; ndërsa takimet në grup janë zhvilluar që ata të njihen me historikun e Urdhrit të Maltës dhe të Malteser Shqipëri.
Anëtarët e rinj kanë bërë edhe aplikimin online në faqen e internetit të Malteser Shqipëri, për t’u regjistruar si vullnetarë, një mundësi e re e ofruar për të gjithë të interesuarit.
Në takimin e fundit vullnetarët e rinj kanë nisur kursin e FA, një kusht për të qenë vullnetar i Malteser, në të cilin morën pjesë edhe vullnetarët e vjetër, për të rifreskuar njohuritë e tyre.
Duke uruar frytshmëri në aktivitetet e këtyre të rinjve, Malteser mirëpret çdo person i cili shpreh dëshirën e tij për të qenë në radhët e rinisë dhe vullnetarëve të Malteser Shqipëri.