Në vazhdën e shumë aktiviteteve që vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës kanë organizuar me shtresat në nevojë, ka qenë edhe një aktivitet argëtues me fëmijët e shkollës “3 Dhjetori”.
Vullnetarët kanë qenë të ftuarit e veçantë të aktivitetit të këtyre fëmijëve me rastin e festave të fundvitit. Bashkë me fëmijët dhe klounin e Malteser, ata kanë organizuar lojëra të ndryshme, kanë kërcyer e kënduar. Fëmijët kanë shijuar edhe lojërat e ndryshme zbavitëse që klouni ka performuar për ta.
Në fund të aktivitetit, vullnetarët u kanë dhuruar fëmijëve dhurata, të cilat ata vetë i kanë përgatitur posaçërisht për këta fëmijë.
Në fund të aktivitetit, vullnetarët u kanë dhuruar fëmijëve dhurata, të cilat ata vetë i kanë përgatitur posaçërisht për këta fëmijë.