Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës ka festuar Pashkët, si simbol i ringjalljes, paqes dhe besimit.
Mes të tjerash, vullnetarët e saj janë mbledhur në ambientet e zyrës së Malteser, ku kanë ngjyrosur vezët, simbolin e festës së Pashkëve.
Aktiviteti i tyre ka vazhduar më tej me një festë dhe lojëra me fëmijët e komunitetit Rom dhe Egjiptian. Në një atmosferë mjaft festive, vullnetarët, bashkë me fëmijët, kanë ngjyrosur e pikturuar vezët me ngjyra të ndryshme. Në përfundim, fëmijëve u janë dhuruar vezë dhe ëmbëlsira.
Një tjetër aktivitet ishte edhe ai me fëmijët e sindromës Down, i cili ka përfshirë shëtitje, lojëra në ambient të hapur, si dhe dhurata të ofruara për ta nga vullnetarët e rinj të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës.

