Koha e Kreshmëve ka sjellë për besimtarët katolikë edhe lutjen e Udhës së Kryqit, dy herë në javë, të martave dhe të premteve.

Vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, janë angazhuar, që gjatë kësaj kohe lutjeje, pendese dhe agjërimi, të shoqërojnë çdo të premte në Katedralen e Shkodrës, persona me aftësi ndryshe, dhe ta lusin së bashku Udhën e Kryqit.
Vullnetarët Malteser, i shoqërojnë këta persona nga qendrat e tyre rezidenciale për në katedrale dhe anasjelltas.