Bukuria e Krishtlindjes dhe e Vitit të Ri janë vetë fëmijët. Janë hareja, gëzimi, pastërtia, mrekullia vetë.
Ndaj edhe Kopshti Malteser nuk ka pushuar së festuari. Çdo ditë fëmijët këndojnë, recitojnë, vallëzojnë gjatë minutave të pushimit, por atmosfera ndjehet edhe në vizatimet e punimet e fëmijëve më të rritur.

Madje fëmijët kanë pasur edhe vizitorë në kopsht. Vullnetarët e Qendrës së Këshillimit dhe Shërbimit Malteser, dy prej të cilëve të veshur si babagjysha, kanë krijuar një atmosferë shumë të këndshme dhe fëmijët kanë rindërtuar programin e tyre festiv me vjersha, këngë e valle. “Babagjyshat” kanë luajtur e kënduar bashkë me ta. Një vullnetare, ëmbëlsisht, u ka treguar fëmijëve historinë e lindjes së Krishtit, të shoqëruar me powerpoint. Më pas, “babagjyshat” kanë organizuar një lojë me gjëegjëza, e cila i ka vënë në garë fëmijët se kush e kush të përgjigjet i pari.
Fëmijët e Kopshtit Malteser e kanë përjetuar shumë këndshëm këtë ditë.
Fëmijët e Kopshtit Malteser e kanë përjetuar shumë këndshëm këtë ditë.