Të festosh me fëmijë festat e fundvitit, është gjëja më e bukur për të rriturit, veçanërisht kur pjesë e tyre janë fëmijët në nevojë.
Vullnetarët e Malteser e kanë pasuar atmosferën e Krishtlindjes e të Vitit të Ri tek fëmijët Romë dhe Egjiptianë. Ata janë aq të dashur dhe të njohur për vullnetarët, sepse janë të pranishëm dhe mjaft bashkëpunues gjatë gjithë vitit në aktivitete të ndryshme të organizuara për ta.
Vullnetarët i kanë argëtuar fëmijët me lojëra të ndryshme në mjedisin para bashkisë, këngë e kërcime. Fëmijët kanë shijuar edhe ëmbëlsira të përgatitura nga vetë vullnetarët.
Gjatë aktivitetit, përveç fëmijëve Romë dhe Egjiptianë, për të cilët u organizua kjo festë, ishin të pranishëm edhe një numër i madh kalimtarësh të rastit, si, fëmijë, të rinj e qytetarë të tjerë.
Shumë të rinj, të cilët kanë qenë të pranishëm rastësorë në aktivitete, kanë shprehur dëshirën e tyre që të bëhen pjesë e vullnetarëve pranë Organizatës Malteser Shqipëri.