Aktiviteti: Kampi Veror për personat me aftësi ndryshe
Kohëzgjatja: 28 Korrik – 01 Gusht
Vendndodhja: Velipojë
RRETH KAMPIT VEROR PER PERSONAT ME AFTESI NDRYSHE
Malteser çdo vit organizon kampin veror për të rinjtë dhe fëmijët me aftësi ndryshe i cili zhvillohet në plazhin e Velipojës, i ndihmuar nga vullnetarët dhe stafi i Malteser.
Ky kamp është një eksperiencë e jashtëzakonshme për të rinjtë dhe fëmijët me aftësi ndryshe, një pushim nga rutina e tyre e përditshme dhe një shans për të bashkëvepruar dhe kryer mësime noti, punë artizanale, vallëzim dhe aktivitete të ndryshme argëtuese në plazh.