“Zhvillimi i strategjisë lokale për shërbimet sociale në rajonin e Shkodrës dhe Ulqinit”, është një projekt i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe përfaqësohet nga delegacioni i BE-së në 2 vendet respektive, nëpërmjet programit ndërkufitar IPA, Shqipëri – Mal i zi.

Synimi i projektit është përmirësimi i shërbimeve te reja për të rinjtë nëpërmjet shkëmbimeve të kompetencave teknike dhe qeverisëse dhe përhapja e praktikave më të mira ndërmjet autoriteteve të qeverisjes lokale. Përfitues të këtij projekti janë fëmijët dhe të rinjtë, stafi i bashkive dhe institucioneve të qeverisjes dhe komuniteti lokal.
Për këtë qëllim janë bërë një sërë takimesh si në Shkodër ashtu edhe në Ulqin.
Në datën 4 korrik, u mbajt takimi i tretë i komitetit. Anëtarët e komitetit diskutuan mbi: Përditësimin me ecurinë e projektit; Aktivitetet e projektit: Vazhdimësinë e aktiviteteve; Rekomandime për vazhdimësinë e zbatimit të projektit.
Lidhur me aktivitetet në vijim u ra dakord finalizimi i aktivitetit publik në Shkodër (kampingu me fëmijët me aftësi ndryshe) gjatë muajit gusht dhe zhvillimi i konferencës për fëmijët në Ulqin gjatë muajit nëntor.
Aktivitetet do vijojnë me trajnime në Shkodër dhe Ulqin.