Është kthyer tashmë në traditë që vullnetarët e Malteser Shqipëri, të cilët marrin pjesë në kampet verore në Velipojë, të bëjnë një udhëtim shpërblyes në vende të ndryshme.
Këtë vit, vullnetarët të cilët kanë marrë pjesë në Kampin Veror Velipojë 2013, të shoqëruar nga anëtarët e stafit, kanë bërë një udhëtim kulturor dhe argëtues ditën e shtunë, më 26 tetor, në Cetinë, një qytet i trashëgimisë së shkëlqyer historike, themeluar në shekullin e 15-të, djepi kulturës së Malit të Zi dhe qendra e besimit Ortodoks, kryeqytet nderi i Malit të Zi.
Ndalesa e parë është bërë në Muzeun e Artit, aty ku gjendet ikona e mrekullive e Zojës së Filermos, (pajtore dhe mbrojtëse e Urdhrit të Maltës), bashkë me disa vepra të tjera arti (peizazhe, portrete, abstraksione dhe ikona të tjera), por e vendosur më vete në një kapelë.
Pjesëmarrësit janë drejtuar nga një cicerone, e cila u ka treguar historinë e ikonës së Zojës së Filermos dhe “udhëtimet” e saj që nga mali Filermos në jugperëndim të Rodit, ku gjendeshin mbetjet e një kishe bizantine dhe ikona u gjet aty, deri në restaurimin dhe strehimin e saj në një “kapelë” të veçantë në Muzeun e Artit në Cetinë.
Më pas, janë ngjitur në Malin Lovćen për të vizituar Mauzoleun e Lovćen e prej ku janë mahnitur me pamjen e ofruar të krejt qytetit.