
11 shkurti është një ditë e rëndësishme për Kishën, sepse ajo kremton ditën e Zojës së Lurdit, e quajtur ndryshe “Dita botërore e të sëmurëve”, kushtuar njerëzve të sëmurë dhe të atyre që u shërbejnë atyre. Kudo gjatë kësaj dite janë kremtuar Meshë, ku numri më i madh i besimtarëve pjesëmarrës është i atyre që vuajnë dhimbje fizike.
Në këtë ditë, për famullinë e Shkodrës, Mesha u kremtua në Katedralen e saj, të udhëhequr nga Imzot Angelo Massafra me praninë e famullitarit dhe meshtarëve të tjerë.
Në fund të Meshës, famullitari ofroi falënderimet e tij për ata që ndihmuan në organizimin e Meshës dhe veçanërisht për ata që ndihmojnë njerëzit e sëmurë, ata që kanë bërë të mundur transportin dhe që janë kujdesur për të sëmurët që ishin të pranishëm në Kishë.