Viti i ri kalendarik ka filluar edhe me vitin e ri kalendarik të të rinjve vullnetarë të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës.
Aktivitetet e fundit kanë tërhequr mjaft të rinj, të cilët i janë bashkuar vullnetarëve të kësaj Organizate
Dy groupleader të grupit rinor kanë organizuar trajnimin e parë për anëtarët e rinj të këtij grupi. Në pjesën e parë ata janë informuar rreth rregullores, komunikimit dhe uniformës së Organizatës gjatë aktiviteteve të Skuadrës së Ndihmës së Parë. Gjatë bashkëbisedimit të rinjtë janë informuar për shumë detaje në lidhje me aktivitetet e Organizatës, edhe pse disa prej tyre ishin të informuar më parë mbi këto tema.
Në pjesën e dytë të trajnimit ata kanë marrë informacion bazë mbi pjesët e barrelës, fashot e barrelës, mënyra se si duhet të vendoset personi në barrelë etj.
Të gjitha këto aktivitete i ndihmojnë shumë të rinjtë tanë që jo vetëm të marrin pjesë vullnetarisht në aktivitetet e Organizatës, por edhe të rriten të edukuar e të mirëinformuar, ashtu siç duhet të jetë çdo i ri.