Është mbyllur me sukses java e pestë dhe e fundit për këtë sezon e shërbimit të ofruar nga vullnetarët e Malteser Shqipëri, pjesë e Klubit Studentor ”Ndihma e Parë” në ambulatorin e Urdhrit të Maltës në Medjugorje. Plot 5 javë rresht vullnetarët kanë ofruar shërbimin e ndihmës së parë ndaj pelegrinëve. Një falenderim i madh shkon për çdo vullnetar pjesëmarrës si dhe për Departamentin e Infermierisë së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për bashkëpunimin e vazhdueshëm.








