Malteser Shqipëri është një OJF shqiptare. Është themeluar nga Malteser Hilfsdienst në Gjermani dhe vepron në Shqipëri që më 1995. Me qendër në Shkodër, aktiviteti i saj fokusohet në fushën mjekësore, sociale dhe mbrojtje civile.
Malteser Shqipëri është pjesë e shërbimit lehtësues të Urdhrit të Maltës në mbarë botën. Është krijuar dhe shërben në bazë për përvojës së Malteser Gjermani. Malteser Shqipëri është gjithmonë e angazhuar mbi vlerat e krishtera dhe principet humanitare për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ashtu si edhe gjatë shekujve Malteser Shqipëri zhvillohet dhe rritet e frymëzuar nga motoja:
“Tuitio fidei et obsequium pauperum”
– “Dëshmia e Besimit dhe ndihma për nevojtarët”.
Linja e veprimit të Malteser Shqipëri është të mbështesë njerëzit kudo në Shqipëri përmes veprimtarisë mbështetëse, programeve dhe shërbimit lehtësues.
Malteser Shqipëri është i angazhuar që të sigurojë një të ardhme më të mirë për popullsinë në nevojë duke i ofruar shërbime, të cilat përfshijnë potencialitetin pozitiv të shoqërisë dhe rritjen e mirëqenies ekonomike duke kombinuar aftësitë e grupit target me ekspertizën më të mirë të stafit dhe vullnetarëve të Malteser Shqipëri.
VULLNETARËT
Malteser Shqipëri ka rreth 100 vullnetarë aktivë të cilët shërbejnë në baza vullnetare. Grupi rinor është i përfshirë gjithashtu dhe përfshin moshat 14-18 vjeç.
Vullnetarët trajnohen nga organizata dhe janë të aftë të marrin përgjegjësi në fushat në të cilat organizata vepron. Ata janë trupi vital i Malteser Shqipëri dhe suksesi u kushtohet atyre.