Tërmeti në Durrës në nëntor 2019 me ngritjen e stacioneve të ndihmës së parë pranë aneksit të stadiumit të Durrësit “Niko Dovana” si dhe në Thumanë, duke ofruar shërbim me mjekë dhe infermierë vullnetarë dhe barna falas. Edhe Malteser Albania ndihmoi duke sjellë ekspertizën të ekipeve të specializuara për vlerësimin e nevojave nga Malteser Itali në bashkëpunim të ngushtë me Mbrojtjen Civile Kombëtare Italiane. Gjithashtu gjatë ditëve të para ekipet e Malteser Shqipëri kanë asistuar ekipet e kërkim-shpëtimit.
Disa nga shërbimet e tjera të ofruara janë:
• Aktivitete sociale dhe argëtuese për fëmijët në kampin e ngritur në Vorë, Sukth dhe Laç.
• Ndihma humanitare (pako ushqimore dhe higjienike) për komunitetet e prekura në: Laç, Durrës, Lezhë, Thumanë, Vorë.
• Këshillim psikologjik, takime informuese, trajnime dhe tryeza të rrumbullakëta me trajnerë të huaj dhe vendas.
Pandemia e COVID-19 vazhdon të jetë situata e fundit ku strukturat e mbrojtjes civile të Malteser Shqipëri janë të përfshira në ofrimin e ndihmës humanitare, këshillim mjekësor dhe mjekim falas, këshillim psikologjik, asistencë teknike komunitare për procedurat e mbrojtjes (lejet e daljes, etj.) .